Studentja e Juridikut, Festa Zajmi, fituese e garës së OAK-ut për esenë më të mirë

14/03/2019

Studentja e vitit të dytë në Fakultetin Juridik, në UBT,  Festa Zajmi ka fituar vendin e parë në garën për esenë më të mirë për vitin 2019, që u organizua nga Komiteti për Çështje Gjinore, në kuadër të Odës së Avokatëve të Kosovës.

 

Tema me të cilën Festa e fitoi vendin e parë ishte “Sfidat ligjore tek nënat vetushqyese”, teksa çmimin e mori më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në një ceremoni të mbajtur në Shkodër të Shqipërisë.

 

Certifikata për të u nda nga kryetari i OAK-së, Osman Havolli dhe nga kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, Edita Kusari.

 

Pjesë e kësaj gare me esetë e tyre ishin studentet e Juridikut nga të gjitha institucionet arsimore private dhe publike në Kosovë.