Studentja e Fakultetit të Juridikut, Erlinda Ahmeti punësohet në UBT
04/12/2020Erlinda Ahmeti është në përfundim të studimeve bachelor në Fakultetin Juridik, e cila tashmë është punësuar dhe është bërë pjesë e stafit të Qendrës së Karrierës në UBT.
Përveç që ndihmon në koordinimin e kësaj qendre, ajo merret edhe me studentët që synojnë ti përfundojnë kurset e gjuhëve të huaja në UBT.
Erlinda tha se studimet në UBT dhe puna e profesorëve kanë qenë shumë të frytshme në fillimin e zhvillimit të saj profesional.
“UBT ofron zgjidhje të shumta studimesh, ofron edukim cilësor si dhe kushte të mira në zhvillimin e mëtutjeshëm të njohurive”, vlerësoi ajo.
UBT si institucion i arsimimit të lartë rëndësi është duke ju dhënë edhe afrimit të stafit të ri e të talentuar dhe po përgatit kuadro profesionale për tregun e punës ku çdo vit dalin qindra studentë të diplomuar e mbi 90% akomodohen në tregun e punës.