Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Xheneta Veliu, punësohet në RTV 21

02/04/2021

Studentja e nivelit master e cila njëherësh i ka vijuar edhe studimet të nivelit bachelor në Fakultetin Media dhe Komunikim, Xheneta Veliu, është punësuar në cilësinë e gazetares në RTV 21. Ajo aktualisht po merret me “ Mobile Journalism”, proces i cili përfshinë fotografinë, xhirimet, transmetimet e drejtpërdrejta dhe montazhin në telefon mobil.

 

Xheneta theksoi se studimet ishin baza e njohjes me fushën e gazetarisë dhe profesionalizmi i stafit akademik, i kontribuoi njohjes profesionale në një lëmi të tillë.

 

“Në prag të përfundimit të studimeve master, nuk mund të lejoja të mos kem eksperiencë në media më të mëdha, ani pse kisha punuar edhe më herët në njërin nga televizionet në Ferizaj, tani kam filluar punë si gazetare në RTV 21”, tha ajo.

 

Sipas Xhenetës, puna të cilën po e zhvillon tani në fushën e “Mobile Journalism”, krahasuar me gazetarinë tradicionale është më fleksibile, më pak e kushtueshme dhe më lehtë e realizueshme. Gjithsesi, ky lloj i gazetarisë ka edhe mangësitë e veta, duke qenë se në Kosovë është ende në fazë fillestare, dhe mund të përcillet edhe me probleme teknike.

 

Ndërkaq, ajo potencoi se UBT është institucion i cili ofron për studentët profesionalizëm, korrektësi si dhe mundësi për tu avancuar, të cilët edhe po kanë qasje shumë të lehtë në tregun e punës.