Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim punësohet në Ministrinë e Administratës Publike

25/07/2019

Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Flaka Jashari është punësuar në Ministrinë e Administratës Publike, në cilësinë e zyrtares tek Zyra për Komunikimin me Publikun.

Aktualisht, ajo bën monitorimin e portaleve dhe gazetave të shkruara, në lidhje më shkrimet të cilat publikohen rreth ministrisë.

 

Flaka theksoi se Fakulteti i Medias dhe i Komunikimit ka staf shumë profesional, pajisje dhe laboratorë, që u mundëson studentëve ta zbatojnë në praktikë teorinë e mësuar, si dhe të kenë qasje më të lehtë në tregun e punës.

“Gjatë studimeve më është dhënë mundësia që praktikën ta përfundojë në Radio Televizionin e Kosovës për një muaj, ku kam përvetësuar njohuri të shumta”, theksoi ajo.

 

Tutje Flaka shtoi se UBT vazhdon të mbetet institucioni arsimor me vlerat më të larta në vendin tonë.

“Gjatë tri viteve gjersa isha pjesë e këtij institucioni, kam arritur të përfitoj bazën themelore për shkrimet gazetareske, si dhe teknikat e punës në përgjithësi, të cilat sot i ushtroj në profesionin tim”, shtoi Flaka.

Sikurse studentët e programeve tjera të studimit, ashtu edhe të Fakultetin e Medias dhe Komunikimit, UBT vazhdon të sistemojë në treg profesionistë, që janë entuziastë dhe të suksesshëm për punën që e bëjnë.