Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Anesa Halimi po kryen punën praktike në kompaninë “NextSEO”

22/08/2022

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, janë duke dëshmuar cilësi dhe aftësi të gjithanshme jo vetëm në gazetari, por edhe në fusha të tjera të cilat koha e sotme me avancimin e teknologjisë dhe digjitalizimit i ka ndërlidhur.

Anesa Halimi studente e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, është duke e kryer praktikën profesionale në kompaninë për marketing digjital “NextSEO”, ku është duke u përgatitur për Link Building Outreach.

“Periudha e studimeve ishte një ndër periudhat më të mira dhe s’kishte si të ishte ndryshe duke marrë parasysh faktin që UBT është një ndër vendet që i ofron secilit student një horizont mundësish e zgjedhjesh”, thotë Halimi.

Ajo ka potencuar se UBT i ka dhënë mundësi të shumta për t’u orientuar në karrierë, gjersa është përgatitur edhe për fusha të tjera përpos gazetarisë së shkruar, nga profesionistët më të mirë që ka ky institucion i arsimit të lartë në Kosovë.

“Shfrytëzova kohën e para studimeve për hulumtim se ku do të gjeja veten më së miri, dhe vendosa për Fakultetin Media dhe Komunikim duke marrë parasysh faktin që ofronte shumë më shumë se sa vetëm gazetari. Në të gërshetoheshin edhe fotografia, video editimi, marrëdhëniet me publikun, si dhe marketingu të cilin edhe e kam zgjedhur si profesion për të ardhmen”, është shprehur ajo.

Anesa ka vlerësuar që UBT është çelësi i dyerve të suksesit, duke i bërë thirrje të rinjve të cilët janë në dilemë për studime të zgjedhin Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, program i cili është ofrues i mundësive të panumërta dhe vend ku studimet do të jenë të paharrueshme.