Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim, Florinda Kelmendi punësohet në portalin Kallxo.com
12/02/2024Studentja e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Florinda Kelmendi është punësuar në Rrjetin e Ballkanit për Gazetari Hulumtuese (BIRN), në cilësinë e gazetares hulumtuese në portalin Kallxo.com.
Studimet për Florindën në Media dhe Komunikim ishin ndër eksperiencat më të mira. Ajo ka thënë se ky program studimi i ka ofruar asaj një ngjyrim të njohurive që lidheshin me fushën e medias.
“Studimet në UBT ishin një ndër eksperiencat më të mira që kam kaluar. Programi “Media dhe Komunikim” të ofronte një ngjyrim të njohurive që lidheshin me fushën e medias. Gërshetimi në mes teorisë dhe praktikës i bënte të veçanta studimet. Përveç ligjëratave që i zhvillonim me profesorë, artikujt tanë botoheshin në portalin UBT News e zëri ynë dëgjohej në Radio Campus”, ka thënë Kelmendi.
Shumica e studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, apo rreth 98% e tyre, tashmë janë të punësuar në mediat vendore dhe ndërkombëtare, ku raportojnë dhe përcjellin ngjarje, si dhe hulumtojnë dhe verifikojnë lajme për raste specifike.