Studentja e Arkitekturës në UBT, fituese e festivalit Architech

21/12/2020

Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Jeta Fejzullahu, është shpallur fituese në festivalin Architech, në workshopin “Trashëgimia kulturore”.

 

Jeta është shprehur e lumtur që nga UBT ka marrë njohuri dhe përvoja të mjaftueshme që asaj i ndihmuan për të triumfuar në këtë festival. Sipas saj, kjo edhe ishte një ndër arsyet pse zgjodhi UBT-në, për t’u aftësuar profesionalisht në fushën e arkitekturës, e që kjo përvojë do e ndihmojë atë për të triumfuar në festivale të ndryshme.

 

“Zgjodha që të studioj në UBT, sepse ishte institucioni i vetëm arsimor që ofronte specializimet që unë po kërkoja. Gjatë gjithë kësaj kohe kisha fatin që të mësojë nga profesorë që ishin shumë të aftë në lëmitë e tyre. Jam e lumtur të them se studimet në UBT më kanë dhënë një themel të fortë për një karrierë profesionale në fushën e arkitekturës”, ka thënë ajo.

 

Fituesja e festivalit Architech, ka thënë se UBT i ka dhënë mundësi të shumta në zgjerimin e dijes, teksa ka theksuar se ka përfituar shumë nga ky institucion dhe ka vlerësuar lartë qasjen që UBT ka me studentët.

 

“Studimet në UBT janë të veçanta sepse stafi i UBT-së kanë një qasje të shkëlqyeshme me studentët e tyre. Nuk mund të numërojë sa herë kam kërkuar ndihmë ose kam bërë pyetje dhe në pak minuta më është ofruar ndihma ose më është kthyer përgjigja nga profesorët dhe stafi. Jam mirënjohëse për përvojën që kam marrë në UBT”, tha Jeta.

 

Përzgjedhja e fituesve në këtë festival është bërë nga një juri profesionale, me grupe që vinin nga kategori të ndryshme e që prezantuan projektet e tyre, teksa ky festival i llojit të parë në kryeqytet mblodhi në një vend arkitektët, studentët e fushave përkatëse, dhe profesionistët e tjerë të arkitekturës.