Studentja e Arkitekturës, Natyra Asllani, përfituese e bursës së programit Erasmus+
04/01/2021Studentja e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, Natyra Asllani, studimet e saj do t’i vazhdoj në Letoni, në universitetin “Riga Technical University”.
Ajo është përfituese e bursës Erasmus+, bashkë me dy studentë të tjerë, të cilët do të shkëmbejnë dhe marrin përvoja të ndryshme nga ky universitet, falë bashkëpunimit që UBT ka me universitete prestigjioze të botës.
Programet unike të studimit, cilësia e profesionalizmi, kanë bërë që Natyra të bindet dhe zhvillimin e saj profesional e akademik, t’ia besojë UBT-së, institucionit më të madh të dijes në vend, rajon dhe më gjerë.
Natyra theksoi se UBT i ka ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar dhe marrë përvojat më të mira nga profesorët dhe profesionistët e fushës së arkitekturës, kështu duke ia mundësuar edhe studimet jashtë vendit.
“Përveç studimeve kualitative, në UBT më është mundësuar që të studioj jashtë vendit, dhe kjo e bën UBT-në një ndër universitetet e pakta që të ofron një mundësi të tillë,” është shprehur ajo.
E veçanta e studimeve në UBT sipas Natyrës, qëndron tek stafi profesional dhe i kualifikuar, teknologjia më e sofistikuar në vend, llojllojshmëria e programeve, si dhe literatura bashkëkohore, bashkangjitur këtu bibliotekën më të madhe fizike dhe atë online.
Nga ky shkëmbim studentor, Natyra pret që të përfitojë shumë përvoja profesionale, si dhe të marrë një kulturë të re të punës, e që pastaj këto eksperienca të fituara, të kthehet t’i ndajë me kolegët e saj në UBT.