Studentja Djellza Prebreza përfundon punën praktike në KOSTT
25/01/2019Studentja e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë Efiçiente, Djellza Prebreza ka përfunduar praktikën në Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “KOSTT”.
Gjatë kësaj periudhe sa i ka zgjatur praktika, Djellëza ka parë rrjetet funksionale të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë, teksa deri tek kjo punë praktike ka arritur si rezultat i performancës së lartë të treguar gjatë studimeve.
“Me ndihmën e UBT- së, si dhe në bazë të njohurive që kam mbledhur në këtë institucion, më është mundësuar kryerja me sukses e kësaj praktike. Prandaj, falënderoj stafin mësimdhënës të departamentit tim, të cilët më kanë ofruar mbështetje gjatë këtij udhëtimi im profesional”, u shpreh ajo.
Pjesë e praktikës së njëjtë kanë qenë edhe dhjetëra studentë të tjerë të UBT-së ndër vite, kjo falë bashkëpunimit të ngushtë mes UBT-së KOSTT-it.