Studentja dhe profesori i UBT-së, pjesë e rëndësishme e Shkollës Verore Ndërkombëtare, në Kroaci

05/07/2017

Sukseset e studentëve dhe stafit të UBT-së nuk kanë të ndalur. Ata po përfaqësojnë Kosovën nëpër ngjarjet dhe konferencat e ndryshme jashtë vendit.

 

Së fundmi, studentja në Fakultetin Politika Publike dhe Menaxhim në UBT, Kristina Quni ka marrë pjesë në Shkollën Verore Ndërkombëtare, në ishullin Shipanë të Kroacisë.

 

Kjo shkollë ka trajtuar temën më titull: “Roli i ri i NATO-s dhe sfidat e saj në Ballkanin Perëndimor”, teksa është organizuar nga Këshilli i Atlantikut të Kroacisë dhe nga Instituti Ndërkombëtar për Paqe i Austrisë.

 

Krahas kësaj, në këtë shkollë ka ligjëruar edhe profesori i UBT-së, prof.dr Ylber Sela.

Ligjërata e tij ka trajtuar temën më titull: “Sfidat dhe mundësitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euroatlantike”.

 

Gjithashtu, në këtë shkollë ligjëruan profesorë, diplomatë dhe politikanë të shquar nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Austria, Italia, Amerika, Rusia dhe Izraeli.