Studentja Aurela Avdylaj punësohet si arkitekte në kompaninë “Fortesa Home”
10/09/2019Studentja e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në nivelin master, Aurela Avdylaj është punësuar në kompaninë “Fortesa Home”.
Deri tek ky vend i punës ka ardhur falë Qendrës së Karrierës së UBT-së, me ç’rast, me marrjen e njoftimit prej kësaj qendre, kishte aplikuar dhe ishte përzgjedhur në mesin e më shumë se 80 arkitektëve që kishin aplikuar nga mbarë Kosova.
Ajo tregoi se të punonte në një kompani kaq prestigjioze dhe me përvojë 20-vjeçare, ishte ëndrra e saj e kamotshme.
“Ishte me të vërtetë kënaqësi, mirëpo nuk e kam besuar që është edhe më mirë se në shtëpi, ashtu siç edhe e ka emrin. Tani po vazhdoj punën me kontratë të përhershme, dhe jam shumë e kënaqur me gjithë procesin e punës”, theksoi Aurela.
UBT ka shkallën më të lartë të punësimit të studentëve dhe të diplomuarve. Shkalla e punësimit të studentëve tanë pas diplomimit është 98 për qind, gjë që dëshmon për nivelin e lartë të përgatitjes dhe të kompetencave, të cilat i fitojnë studentët tanë gjatë viteve të studimit në UBT.