Studentja Arxhenda Lipovica, arkitekte në “Smart Project”
21/12/2018Është në prag të diplomimit dhe po vazhdon ta mbajë ende pozitën e kryetares së Këshillit Studentor të UBT-së, por tashmë studentja e Arktiekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Arxhenda Lipovica, po ashtu ëshrë punësuar si arkitekte në byronë projektuese, “Smart Project”.
Në fillim, ajo kishte kryer praktikë tremujore në këtë byro, ndërkaq pas suksesit të treguar, është pranuar si staf i rregullt.
I tërë ky sukses nuk erdhi në mënyrë rastësore, pasi Arxhenda kishte zgjedhur të bëhej arkitekte prej fëmijërisë.
“Vendosa të jem arkitekte qysh në moshën tetë vjeçare, andaj duhej që të zgjidhja një universitet që do të më aftësonte të realizoja ëndrrën time. Që prej kur fillova të konsideroja alternativat për edukimin universitar, isha e bindur që duhej të ishte një sistem ku do e gjeja veten, si rrjedhojë edhe e zgjodha UBT-në. Sot mund të them se nuk pendohem aspak për zgjedhjen që kam bërë”, tha ajo.
Për Arxhendën, përfundimi i nivelit bachelorit do jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri. Ajo aspiron që të vazhdojë studimet në nivelin master, e tutje, pasi dëshiron që njohuritë dhe përvojën e fituar ta ndajë me gjeneratat e ardhshme të arkitektëve.