Studentja Ariana Lushi përfitoi bursë për të vijuar studimet në National University of Public Service

06/08/2020

UBT që nga themelimi ka mbështetur jetësimin e ëndrrës së studentëve për vazhdimin e studimeve në universitetet më të mira dhe më të njohura në botë, si rezultat ka arritur të nënshkruaj 450 marrëveshje bashkëpunimi më universitete prestigjioze.

 

Nga mundësitë unike që i ofron UBT, ka përfituar studentja e Fakultetit Shkencat Politike, Ariana Lushi.

 

Ajo përfitoi bursë studimi për të vazhduar semestrin veror në universitetin shtetëror “National University of Public Service”, në Budapest.

 

“Kjo është një mundësi shumë e mirë e ofruar nga UBT. Ka qenë përvojë e jashtëzakonshme, mbi gjitha kam përfituar njohuri profesionale, praktikë, njëherësh jam njohur edhe me kultura të reja”, tregoi ajo.

 

Deri më sot, qindra studentë të UBT-së janë pranuar dhe kanë vijuar studimet nëpër universitet më prestigjioze ndërkombëtare, prej ku po kthehen me kompetenca të larta dhe me dëshirë të madhe për të dhënë kontribut për Kosovën.