Studenti Qendrim Kurrumeli inxhinier dhe pronar i një kompanie ndërtimore

05/03/2019

Qendrim Kurrumeli është duke vijuar studimet e nivelit master në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, i cili tashmë ai ka një punë të rregullt, si inxhinier i ndërtimit. Njohuritë e fituara gjatë studimeve i kanë ndihmuar atij që të themelojë dhe të jetë pronar i kompanisë ndërtimore “Valdrini”, me seli në Drenas.

 

Qendrimi njeherësh është i punësuar në ndërmarrjen ndërtimore “Shkëmbi”, me qëllim të dhënies së ekspertizave profesionale në planifikim dhe projektim të objekteve të ndryshme.

 

“Studimet në UBT më kanë avancuar shumë në karrierën time, më kanë mundësuar që të punoj si inxhinier i ndërtimit në NN “Shkëmbi”, si dhe jam pronar i kompanisë “Valdrini” SHPK. Këto dy kompani merren kryesisht me punë të fushës së ndërtimit, me infrastrukturë, me punime të rrugëve, kanalizime, si dhe punë të tjera ndërtimore. Sigurisht, që UBT më ka mundësuar studime cilësore dhe më kanë bërë më të përkushtuar ndaj punës që e bëj si inxhinier”, potencoi ai.

 

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, është program i pari i këtij lloji në Kosovë, ku praktikohet me standarde evropiane. Falë angazhimit shumëvjeçar, studentët e këtij programi përgatiten profesionalisht dhe dalin të kualifikuar në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës, teksa shumë shpejt qasen edhe në tregun e punës.