Studenti Nderim Bytyçi krijon versionin telefonik për portalin Unik

14/06/2018

Studenti i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, Nderim Bytyçi, ka krijuar versionin për telefon të portalit Unik, që synon të instalojë mendimin pozitiv në mendjen e shqiptarëve.

Bytyçi ka krijuar aplikacionin për sistemin Android, me qëllim që i njëjti portal të bëhet i qasshëm edhe për përdoruesit e telefonave, duke qenë se teknologjia dhe mediat janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë.

Për njohuritë e marra në zhvillime të ueb-it, ai thotë se rol kryesor kanë luajtur studimet në UBT, ku edhe kanë fituar bazën e njohurive mbi mënyrën se si zhvillohen aplikacionet.
“Zhvillimin e aplikacioneve nuk e konsideroj të jetë punë e vështirë pasi që mësimet e vazhdueshme të fituara në UBT e kanë thjeshtuar jashtëzakonisht shumë këtë proces”, tha studenti Bytyçi.

Në UBT gjendet shkolla më e madhe e shkencave kompjuterike në rajon, prej ku çdo vit dalin qindra studentë që me sukses të plotë arrijnë të integrohen në tregun e punës.