Studenti Leutrim Sylkaj fillon punën praktike në Raiffeisen Bank

12/12/2018

Leutrim Sylkaj është studenti i vitit të tretë në Fakultetin Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, i cili bashkë me shumë studentë tjerë të UBT-së janë bërë pjesë e bankës Raiffeisen, me seli në Prishtinë.

 

Ai ka filluar punën praktike tash e disa muaj, si dhe mban pozitën e ETL Dataware House, ku merret me procesimin e të dhënave në data bazë.

 

Studenti Leutrim Sylkaj potencoi se UBT është institucion i cili përveç që ofron njohuri, të përgatit edhe profesionalisht për tregun e punës.

 

Duke folur për studimet në UBT, ai tha se ka përfituar eksperienca profesionale dhe vizita të shumta studimore, ndërkaq vlerësoi se institucioni punon me praktika e standarde ndërkombëtare.

 

“Vlerësoj shumë faktin që jam pjesë e UBT-së, ngaqë vërtet jam zhvilluar në profesionin që kam zgjedhur të studioj dhe tashmë në Raiffeisen Bank po fitoj përvojë pune. Institucioni ka shërbyer edhe si urë lidhëse mes akademisë dhe industrisë, ku sot kanë gjetur vetën qindra studentë në shumë kompani vendore e ndërkombëtare”, tha ai.

 

Një numër i konsiderueshëm i studentëve të UBT-së, ende pa përfunduar studimet themelore arrijnë të punësohen në institucione publike e private, ku meritë për suksesin e tyre janë edhe studimet cilësore që ofrohen nga institucioni.