Studenti Leart Muli fillon punë praktike në Ministrinë e Drejtësisë

12/12/2018

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Juridik, Leart Muli, ka filluar punë praktike në Ministrinë e Drejtësisë, ku pas kërkesës që ka bërë në Avokaturën Shtetërore, që nga fillimi i praktikës po merr pjesë në përfaqësime gjyqësore, në rolin e Avokatit Shtetëror në Gjykatat Themelore dhe degët e saj në Konteste Civile.

 

Deri tash, ai ka marrë pjesë në më shumë se 60 seanca gjyqësore, të cilën e konsideron si përvojë jashtzakonisht të nevojshme dhe që i plotëson edhe më shumë njohuritë e tij, të fituara gjatë studimeve në UBT.

“Përmes UBT-së, mua më është dhënë mundësia që të marr njohuri profesionale nga një institucion me vlerë të madhe. Me plot të drejtë mund të them se nga kuadri akademik profesional përfitova njohuri dhe shpresoj se në një të ardhme të afërt do të reflektoj kudo që do të kem mundësi të jap maksimumin si një profesionist”, vlerësoi ai.

 

Fakulteti Juridik në UBT gëzon një numër të lartë të studentëve dhe ish-studentëve të punësuar, të cilët momentalisht janë të punësuar në sektorin privat dhe publik në Kosovë dhe më gjerë, ku mbajnë pozita të rëndësishme dhe vendimtare.