Studenti Kadri Krasniqi, arkitekt në kompaninë Domus

13/03/2019

Studenti i nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Kadri Krasniqi, është punësuar si arkitekt në kompaninë Domus, që është përfaqësim i brendit italian, “DOMO”.

Puna e tij është një cikël që nis me trajtimin e nevojave të klientëve dhe mbaron me realizimin e projekteve.

 

Kjo nuk është përvoja e parë e punës që Kadriu e ka pasur, pasi më parë ka kryer punë praktike në kompaninë Nartel, pastaj ka punuar si arkitekt operues në kompaninë për pllaka, mermer dhe granit, “Standard”, ka një vit përvojë pune në Drejtorinë e Planifikimit dhe Urbanizmit në njërën nga komunat e Kosovës, si dhe ka përvojë pune edhe në një studio të projektimit.

 

Për të gjitha këto suksese, ai tha se UBT i ka dhënë një ndihmesë të madhe, falë nivelit të cilësisë së lartë të studimeve, mundësive për punë praktike dhe vizitave brenda dhe jashtë Kosovës.

“Përmes përmbajtjes së kurrikulës se fakultetit për avancim në aspektin profesional dhe për qasje në tregun e punës, UBT ka qenë urë lidhëse për suksesin tonë në aspektin e formimit profesional. Akumulimi i informatave të ndryshme dhe përfitimi nga përvoja e profesorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, na kanë avancuar dhe na kanë bërë më të përgatitur për punë”, vlerësoi ai.

 

Kadriu planifikon që brenda një të ardhmeje të afërt të fillojë biznesin e tij personal në fushën e arkitekturës, si dhe synon që të vazhdojë edhe studimet e doktoraturës.