
Studenti Ilir Asllani përfitues i bursës së studimeve në Suedi
13/12/2019Studenti i nivelit bachelor në Fakultetin Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Ilir Asllani, ka përfituar bursë studimi në Universitetin “Linnaeus”, në Suedi.
Iliri do të vijoj semestrin e gjashtë të studimeve themelore në këtë universitet, ndërkaq tha se është i lumtur që do t’i vazhdon studimet jashtë vendit.
“UBT është një institucion që përgatit studentët të integrohen shpejt në industri, sepse në institucion zhvillohet mësim interaktiv gjë që lehtëson arritjen e objektivave akademike dhe profesionale. UBT më ofroi mundësinë dhe falënderoj institucionin për këtë mundësi dhe aftësimin tim akademik përgjatë rrugëtimit tim si student”, tha ai.
Shumë studentë të UBT-së, vetëm gjatë këtij muaji përfituan bursa studimi në shtete të ndryshme evropiane, përfshirë shtetet si: Gjermani, Suedia, Portugali, Bullgari, Kroaci, etj.