Studenti i UBT-së, Rilind Beqaj i punësuar në kompaninë e Ujësjellësit Regjional “Prishtina”

05/11/2018

Rilind Beqaj ka vijuar suksesshëm studimet e nivelit bachelor në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, e më vonë edhe studimet master në Fakultetin Politika Publike dhe Menaxhmet në UBT.

 

Tash e një vit ai është bërë pjesë e kompanisë së Ujësjellësit Regjional “Prishtina” dhe punon në departamentin e kontabilitetit dhe financave.

 

Veç studimeve, studenti Beqaj vijoi edhe shumë trajnime profesionale në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, në UBT, teksa aktualisht po vijon mësimet në vitin e dytë edhe në Shoqatën e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës “SCAAK”.

 

Duke treguar mbi rëndësinë e përfundimit të studimeve, studenti Beqaj ka theksuar se UBT është dëshmuar më së miri përmes suksesit të studentëve të vet, të cilët gjeneratë pas gjenerate po punësohen nëpër kompani publike dhe private.

 

“UBT për dallim nga institucionet tjera, gjithnjë ka nivel të lartë të cilësisë akademike, përvoja gjithëpërfshirëse ndërkombëtare dhe ka ndërlidhje e mirë të pjesës akademike me praktikat nga industria. Studimet në UBT janë të krahasueshme me studimet e nivelit ndërkombëtar”, vlerësoi Beqaj.

 

Tutje, studenti Beqaj tha se UBT është institucioni të cilit ia ka besuar karrierën dhe të ardhmen e tij. Po ashtu, ai theksoi se institucioni e ka ndihmuar të bëhet profesionist në këtë profesion.

 

“UBT ka staf të kualifikuar që vijnë nga vendi dhe bota dhe kjo ka qenë bazë e mirë që të përfitoj dije profesionale dhe praktika evropiane”, tha ai.

 

Programi Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, si dhe Politike Publike, në nivelin master, ofrohen nga profesorë dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë dhe janë mundësia më e mirë për t’u bërë pjesë e tregut të punës.

 

Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/programet-master/