Studenti i UBT-së, pjesëmarrës në OC Polimi Summer School, në Itali

20/09/2018

Studenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT,  Benart Shala, ka marrë pjesë në OC Polimi Summer School, në Piacenza të Italisë, ku morën pjesë 120 studentë nga 25 shtete.

Përgjatë kësaj shkolle verore që zgjati 17 ditë, studentët u ndanë në tri grupe punuese, me ç’rast

tema e këtij viti ishte rivitalizimi i tri kazermave ushtarake në Piacenza, që bënë pjesë në kategorinë e  Dizajnit Urban.

Për zgjidhjen e ofruar, grupi i studentit Shala e mori titullin e grupit të dalluar dhe u shpërblye me 2000 euro.

Shkolla ishte e ndarë në tri pragje dhe në pragun e parë me fakultet vizituam Bienalen në Venecia, ku aty prezantuan secili grup, teksa studenti ynë ishte një ndër përfaqësuesit dhe prezantuesit e grupit të tij.

Përpos kësaj, gjatë shkollës u ofruan edhe ligjërata nga arkitektë të njohur botërorë, të cilët ndanë me studentët pjesëmarrës përvojat e tyre unike në fushën e arkitekturës.