Studenti i UBT-së, Orhan Hajrullahi, inxhinier në kompaninë prestigjioze “Alba Group”

01/07/2020

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit në UBT hyn në mesin e programeve të mësimit që është i bazuar me standarde dhe vlera evropiane, program falë të cilit studentët ngritën profesionalisht dhe pozicionohen fuqishëm në tregun e vendor e ndërkombëtar të punës.

 

Gjeneratë pas gjenerate, studentët e UBT-së po punësohen në kompanitë më të mëdha e më të suksesshme, të cilët po i praktikojnë aftësitë e tyre profesionale në gjitha fushat e ndërtimit.

 

Një nga qindra këta studentë, është edhe Orhan Hajrullahi, tashmë inxhinier në kompaninë prestigjioze të ndërtimit “Alba Group”.

 

Orhani potencoi që puna praktike dhe vizitat e shumta në terren të realizuara gjatë viteve akademike, i kanë ndihmuar shumë në aspektin profesional.

 

“Në UBT kam gjetur një̈ ambient shumë miqësor studimi, me profesorë̈ që nxisin diskutimet gjatë ligjëratave dhe që stimulojnë̈ mendimin kritik. Metodologjia moderne e ligjërimit, shoqëruar me pamje në projektor, përdorimi i programeve softverike si: Autocad, Etabs e të ngjeshëm, si dhe puna praktike dhe vizitat studimore në terren më kanë ndihmuar jashtëzakonisht për ngritje profesionale. I jam mirënjohës UBT-së, që falë punës praktike, tash që jam edhe i punësuar nuk kam ndonjë pengesë në punë”, tha ai.

 

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, që nga themelimi ofron edukim profesional në gjitha specializimet, derisa, programi ka për qëllim që të diplomojë ekspertë të kësaj lëmie.