Studenti i UBT-së, mësimdhënës në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan

15/03/2019

Studenti i nivelit master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Armir Bejtullahu po i shfrytëzon njohuritë dhe shkathtësitë e fituara gjatë studimeve në UBT, për t’i përçuar të njëjtat tek gjeneratat e reja.

Ai tashmë është angazhuar si mësimdhënës i Teknologjisë Informative në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore, “Zenel Hajdini”, në Gjilan.

 

Pos kësaj, që nga viti i kaluar ai është edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve në ndërmarrjen publike lokale, “TREGU” sh.a.

 

Armiri thotë se të gjitha këto suksese i ka arritur me shumë punë dhe përkushtim për profesionin e tij.

“Me punë dhe përkushtim për studimet, dhe gjithashtu, puna me profesorë të njohur dhe të suksesshëm të fushave përkatëse, kam arritur të kem rezultate të mëdha në studime, dhe gjithashtu, t’i përmbyllë ato në afat të rregullt kohor, por edhe të sistemohem në tregun e punës”, theksoi ai.

 

Përgjatë studimeve, ai përmend disa përvoja që ndikuan në formimin e tij profesional, duke u fokusuar veçanërisht tek internshipi dymujor që e ka mbajtur në Zyrën e UBT-së për Menaxhimin e Projekteve, ku mori përvojë për përballje me sfidat profesionale në të ardhmen.

 

Armiri momentalisht është në proces të mbrojtjes së temës së diplomës në shkallën master, në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë.