Studenti i UBT-së, Leotrim Januzaj po punon si ndihmës inxhinier dhe në realizimin e projekteve në kompaninë gjermane Ch. Trost GmbH në Berlin

26/02/2024

Studenti i Fakultetit Inxhnieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, Leotrim Januzaj po punon si ndihmës inxhinier në kompaninë gjermane Ch. Trost GmbH në Berlin, dhe me këtë rast ai është angazhuar edhe në realizimin e projekteve të kësaj kompanie.

Leotrimi ka thënë se në këtë aspekt e kanë ndihmuar angazhimi i stafit akademik dhe mbështetja e tyre, duke avancuar në njohuritë rreth fushës së ndërtimtarisë dhe inxhinierisë.

Gjatë këtyre viteve të studimeve dhe fal angazhimit të profesorëve kam arritur që të përfitoj përvojë dhe dije, ku tani qe tre vite jam pjesë e një kompanie gjermane Ch. Trost GmbH me seli në Berlin dhe Dettingen (Stuttgart). Punën që e bëj është hibride, shumicën e bëj nga Kosova, por në momente të caktuara udhëtoj edhe për në Gjermani”, ka thënë Januzaj.

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT arrijnë të demonstrojnë dhe aplikojnë njohuritë e fituara dhe t’i zbërthejnë ato në terma praktik dhe të matshëm përmes punës planifikuese, projektuese dhe realizuese në lëminë e ndërtimit.