Studenti i UBT-së, Kujtim Kurmehaj është punësuar si arkitekt në byronë projektuese “A2 – Engineering”

21/09/2018

Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Kujtim Kurmehaj është  punësuar në byronë projektuese “A2 – Engineering”, me seli në Prishtinë, në të cilën ai është i angazhuar si arkitekt i ri, duke u inkuadruar në projektimin dhe ideimin e projekteve të shumta ndërtimi.

Para punësimit në “A2 – Engineering”, studenti Kurmehaj ka marrë përvojë edhe gjatë kohës sa ka punuar në kompaninë ndërtimore “InfraPlus”, si dhe ka realizuar një mori projektesh individuale.

Ai tha se ka arritur të integrohet në tregun e punës falë njohurive të marra në UBT, andaj vler+son se institucioni ka merita të mëdha për sukseset e tij në këtë profesion.

“Programi i Arkitekturës në UBT, ka qenë i përbërë nga një staf shumë profesional në punën e tyre, ku prej tyre kam mësuar për projektim, bazat e dizajnit arkitektonik etj., dhe jam përgatitur për punë, si dhe për avancim në karrierë”, është shprehur Kurmehaj.

Tutje, Kurmehaj theksoi se Fakulteti i Arkitekturës në UBT, është njëri ndër më të mëdhenjtë në Kosovë e rajon, nga i cili studentët dalin të përgatitur dhe me njohuri të mjaftueshme për të siguruar vende pune menjëherë pas përfundimit të studimeve bazike, madje në të shumtën e rasteve, edhe më herët.

“UBT ka programe unike dhe në hap me universitetet ndërkombëtare, si dhe falë partneriteteve të shumta ne kemi mundësinë që të vazhdojmë studimet edhe jashtë vendit. Konsideroj që aktualisht UBT është institucioni më profesional i arsimit të lartë në Kosovë”, potencoi ai.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT është program që ofron njohuri dhe përgatitë ekspertë në fushën e arkitekturës. Përbëhet nga stafi akademik prej ekspertëve vendorë e ndërkombëtare, të cilën kanë reputacion të vlerësuar në fushën e mësimdhënies dhe të hulumtimit.