Studenti i UBT-së, Getuart Dragobuzhda themelon byronë projektuese “Section Architecture”

09/12/2019

Getuart Dragobuzhda është student i nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, i cili ka hapur byronë projektuese “Section Architecture”, me seli në Ferizaj.

 

Ai ka marrë një nismë të tillë për të sjellë frymë të re, gjithnjë në përshtatje me trendët e fundit arkitekturore.

Sipas tij, UBT e mbështeti rrugëtimin e tij dhe përgatitjen profesionale, teksa falënderoi institucionin dhe profesorët e arkitekturës.

 

“Programet e studimit në UBT sjellin përfitime të mëdha, sepse ato janë aq mirë të ndërlidhura mes vete, saqë puna teorike pasohet menjëherë me punën praktike brenda fakultetit dhe vizitat studimore jashtë UBT-së. Programi arkitekturës harmonizohet me universitetet jashtë vendit si “Politecnico di Milano”, në Itali, e shumë universitete në botë”, tha ai.

 

Getuari tha se byroja projektuese që ai drejton, bën projektimin e objekteve individuale, kolektive dhe objekteve kulturore, njëherësh bën vizuelizimin dhe animin e objekteve arkitektonike.

Ai bëri të ditur se së fundmi, byroja projektuese “Section Architecture” ka marrë edhe përfaqësinë e programit për vizuelizim “Lumion” në Kosovë dhe Shqipëri, për shitjen dhe trajnim për këtë program.