Studenti i UBT-së ftohet për të prezantuar projektin e tij në Portugali

17/04/2019

Studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, Benart Shala, është bërë emër i njohur me projektet e tij unike, interesimi për të cilat ka kaluar kufijtë shtetërorë, duke u prezantuar në shtete të ndryshme të botës.

 

Pas fitimit të garës “Future Architecture”, Benarti e prezantoi projektin e tij “Arkitektura përmes efektit të fluturës” në shtetin e Sllovenisë, e për idenë unike, ai është ftuar nga Fondacioni Muzeumi Calouste Gulbenkian që të njëjtën ide ta shfaqë edhe në Portugali, si dhe ta përfshijë në dizajnimin e ekspozitës së 50-vjetorit të Muzeut “Calouste Gulbenkian”

 

Kreativiteti dhe veçantia e projektit të Benartit, ka bërë që ai të jetë i vetmi pjesëmarrës në këtë ngjarje nga rajoni.

 

Për suksesin e arritur në fushën e arkitekturës, Benartin e ka takuar në Lisbonë edhe ambasadori i Kosovës atje, Ylber Kryeziu, i cili e përgëzoi për punën, talentin dhe përkushtimin e tij.

 

Projektin e studentit Benart Shala që po prezantohet në Portugali, mund ta gjeni këtu:

https://gulbenkian.pt/museu/en/news/virtual-display/?fbclid=IwAR04sBHb4Mu4iMNKYZQwf-8HsjUeaWmoZOc9ODc9Dbn2sRNt7dp2xmec1q4

.

 

 

 

.