Studenti i UBT-së, Freskim Jusaj fillon punën praktike në Bankën “TEB”

07/02/2019

Studenti i vitit të tretë në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Freskim Jusaj, ka fituar mundësinë që të vijojë punën praktike në Bankën “TEB”, kjo falë punës së palodhshme të Qendrës së Karrierës, qendër kjo e cila lidh akademinë me industrinë dhe tregun e punës.

 

Studenti Jusaj është fokusuar në departamentin e IT-së, i cili do ta ndihmojë institucionin në ofrimin e zgjidhjeve në sisteme dhe aplikacione.

 

Ai tha se UBT është institucion i përkushtuar maksimalisht ndaj studentëve, ku me ndihmën e stafit akademik studentët aftësohen dhe përfitojnë njohuri në fushat përkatëse.

 

Jusaj është njëri nga shumë studentë të UBT-së që po mbajnë punën praktike dhe janë të punësuar në Bankën “TEB”, si dhe në institucionet tjera bankare.