Studenti i UBT-së, Flon Sylejmani i punësuar në Bankën TEB
02/11/2018Studenti i Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Flon Sylejmani, i cili është në përfundim të studimeve të nivelit bachelor, është punësuar në Bankën “TEB”, në Prishtinë.
Për rreth një vit, ai është duke punuar në departamentin e IT-së në këtë bankë, konkretisht merret me pjesën e zhvillimeve të softuerëve/aplikacioneve, përfshirë marrjen e kërkesave, analizimin, zhvillimin, si dhe vendosjen në përdorim të softuerëve.
Veç tjerash, ai merret edhe me produktet për shërbime bankare online E-banking dhe Mobile Banking.
Studenti Sylejmani ka theksuar se UBT është institucioni që ka ndikuar për një fillim të mbarë të karrierës së tij.
“E veçantë e studimeve në UBT është se i përgatit studentët për tregun e punës. Organizimi dhe metodat e ofruara për studime në UBT janë të përditësuara me nevojat aktuale që kërkohen në fushën e teknologjisë”, vlerësoi ai.
Duke folur mbi rrjedhën e punës, Sylejmani tha se është i lumtur që arriti të bëhet pjesë e tregut të punës ende pa i përfunduar studimet themelore.