Studenti i UBT-së, Flakron Kabashi punësohet si teknolog i ushqimit në Gjermani
21/02/2024Studenti i Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Flakron Kabashi është punësuar si teknolog i ushqimit në kompaninë “Pfalzgraf Konditorei GmbH”, në Gjermani.
Sipas Kabashit, kushtet e mira infrastrukturore dhe programi i veçantë i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, i kanë ndihmuar që të avancojë njohuritë e tij rreth kësaj fushe.
“UBT-në zgjodha për shkak të kushteve shumë të mira të studimit, e sidomos atyre laboratorike. Pastaj ndërlidhjes së teorisë me praktikat e shumta në kompani vendore dhe rajonale dhe normalisht ligjërimet cilësore të përafërta me universitetet më të mira botërore, pa harruar të cekë edhe inovacionin dhe teknologjinë që nuk kanë munguar asnjëherë në UBT”, ka thënë Kabashi.
Qëllimi i programit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT është që nëpërmjet një edukimi të mirë planifikuar dhe aplikimit praktik e shkencor, t’u ofrojë studentëve përvojat më bashkëkohore në fushën e shkencës dhe teknologjisë së ushqimit.