Studenti i UBT-së, Eron Mekolli, punësohet në kompaninë “Hidroing – DK”

09/06/2021

Studenti i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Eron Mekolli, është punësuar në kompaninë inxhinierike “Hidroing – DK”, në pozicionin e inxhinierit të hidroteknikës.

 

Cilësia e studimeve në UBT, infrastruktura moderne, ekspertët e fushës, si dhe parimet të cilat i ka ndjekur Eroni, kanë bërë që ai të zgjedhë UBT-në, si institucion i arsimit të lartë që do t’i ndihmojë atij në zhvillimin profesional e akademik në karrierë.

 

“Për një inxhinier është i rëndësishëm ekuilibri dhe si i tillë ekuilibri bazohet në parime njerëzore, ndaj shfrytëzova parimet për të gjetur ekuilibrin, dhe si rezultat mora UBT-në”, ka thënë studenti i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Eron Mekolli.

 

Sipas tij, programi i larmishëm i studimit e ka ndihmuar atë që mjaftueshëm të marrë njohuritë dhe eksperiencat e profesionistëve të fushës, duke e ndihmuar atë në qëllimet e tij drejt suksesit.

 

“Puna praktike, vizitat e ndryshme studimore, bashkëpunimet që UBT ka me kompani të ndryshme që ndërlidhen me fushat përkatëse, si dhe transparenca e treguar me studentët, i bën studimet në UBT më të veçanta, më të ndryshme, si dhe më unike, për dallim nga universitetet tjera”, ka thënë ai.

 

Ndërlidhja unike e teorisë me praktikën, ka bërë që UBT të shtrijë bashkëpunimin me industrinë, kështu duke rritur numrin e studentëve që ambientohen në tregun e punës, menjëherë pas studimeve ose edhe përgjatë tyre.