Studenti i UBT-së, Ermal Bujupaj është punësuar në kompaninë “OpenResearch”, me seli në Vjenë
10/07/2018Studenti i Fakultetit Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Ermal Bujupaj, i cili është në përfundim të studimeve të nivelit bachelor, është punësuar në kompaninë “OpenResearch”, me seli në Vjenë.
Në këtë kompani ai mbanë pozitën e IOS Developer dhe zhvillon aplikacione për këtë platformë, teksa gjitha projektet e kompanisë janë të destinuara për tregun ndërkombëtar.
Paraprakisht Bujupaj kishte punuar edhe projekte për kompani amerikane dhe këtë sukses ai ia atribuoi UBT-së, pasi sipas tij, institucioni i ka ndihmuar shumë në aftësim profesional.
Ai tha se përkrahja dhe motivi nga profesorët, bëri që t’i arrijë qëllimet e tij.
“Ndërlidhja e teorisë dhe praktikës gjatë studimeve ka qenë mjaft e rëndësishme dhe me përparësi, pasi që ka qenë me lehtë të kyçem në tregun e punës”, theksoi ai.
Ndërkaq, Bujupaj duke i adresuar të gjithë të rinjtë që të studiojnë në UBT, vlerësoi se institucioni në të cilin ai studioi dhe vendi në të cilin aktualisht është duke punuar, kanë ndikuar për një fillim të mbarë për karrierën e tij.
“UBT ka programe unike dhe në hap me universitetet ndërkombëtare, si dhe falë partneriteteve të shumta ne kemi mundësinë që të vazhdojmë studimet edhe jashtë vendit. Konsideroj që aktualisht UBT është institucioni më profesional i arsimit të lartë në Kosovë”, potencoi Bujupaj.