Studenti i UBT-së, Endrit Luri, vazhdon studimet e nivelit master në Bauhaus, Dessau
29/09/2020Falë bashkëpunimit që ka UBT me Universitetin e Bauhaus në Dessau, studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Endrit Luri, është pranuar për studimet e nivelit master.
“Loja e ritmit, dritës, hijes, harmonisë, planifikimit u mishëruan në mua që nga fillimi dhe t’i ekuilibrosh të gjitha këto është kreativitet. U provokova në këtë drejtim dhe rrugën e UBT-së, e gjeta me orientim nga familja ime ku edhe këtë profesion e kam trashëguar nga ata”, theksoi Endriti.
Ai është njëri nga shumë studentët e UBT-së, i cili falë angazhimit dhe suksesit të treguar përgjatë studimeve përfitoi mundësinë për vazhdim të studimeve jashtë vendit.
“Një semester në Bauhaus-in e njohur , vërtetë është një rast i shkëlqyer për të parë dhe për tu ballafaquar me arkitekturën e njohur në botë. Falë angazhimit dhe suksesit të treguar kam hasur në një mirëkuptim dhe mbështetje në stafin menaxhues të Bauhausit, ku më pas bëra dhe aplikimin për të vazhduar në programin master”, potencoi Endriti.
Duke e falënderuar stafin e fakultetit për përkrahjen dhe bashkëpunimin e ngushtë, ai tani e fitoi mundësinë për ta vazhduar rrugëtimin e tij në njërin nga universitetet më prestigjioze në botë në fushën e arkitekturës.