Studenti i UBT-së, Dorian Abdullahu lanson lojë për “App Store”

15/10/2018

Studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Dorian Abdullahu, ka lansuar lojën “Can’t tap this”, lojë kjo e cila funksionon në mënyrë shumë të veçantë.

 

Abdullahu ka treguar se loja fillon me 15 sekonda dhe brenda kësaj kohe duhet të klikuar topin e bardhë. Ai tha se në këtë lojë lëvizja duhet të bëhet nonstop nëpër ekran dhe çdo pesë klikime të realizuara shtohen sekondat nga vetë loja.

 

Studenti Abdullahu ka thënë se nga mësimet e vazhdueshme dhe njohuritë e fituara në UBT ka arritur që të lansojë lojë për sistemin iOS.

 

Ky aplikacion nuk është i vetmi që studenti ka lansuar, pasi ai ka realizuar edhe disa projekte e aplikacione të tjera.

 

“Për të lansuar këtë lojë më është dashur një muaj kohë, teksa si projekt është pëlqyer shumë sepse në ditën e publikimit ka hyrë në top 10 lojërat më të shkarkuara në App Store. Ky projekt sigurisht është realizuar falë njohurive dhe mundësive që i kam përfituar nga UBT-ja”, ka thënë ai.

 

Tutje, Abduallahu bëri të ditur se shumë shpejt loja do të mund të shkarkohet nga përdoruesit në sistemin Android.

 

Fakulteti Shkencat kompjuterike dhe Inxhinieri, si dhe Fakulteti Sistemet e Informacionit, janë programe nga të cilat diplomohen studentë të suksesshëm në fushën e teknologjisë dhe inovacionit. Ata ende pa i përfunduar studimet themelore arrijnë të bëhen pjesë e tregut vendor e ndërkombëtar të punës.

 

Linku i lojës: https://itunes.apple.com/al/app/cant-tap-this/id1437881934?mt=8