Studenti i UBT-së, Blin Zeka përfitues i bursës semestrale në Universitetin Teknik, në Bullgari
19/11/2019Blin Zeka është student në Fakultetin e Mekatronikës në UBT, i cili ka fituar bursë semestrale në Universitetin Teknik, me seli në Sofia të Bullgarisë.
Ai është përzgjedhur përfitues i bursës në bazë të notës mesatare dhe njohurive të treguara, ndërkaq në këtë universitet do të qëndrojë gjashtë muaj, ndërkaq do të niset në muajin shkurt të vitit 2020.
“Rezultatet e deritanishme i kam arritur falë përkushtimit të profesorëve, angazhimit tim maksimal gjatë studimeve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm që e kam pasur me kolegët tjerë ndër vite. Përmes UBT-së, kam fituar edhe bursë semestrale në Universitetin Teknik me seli në Sofia, përkatësisht në shtetin e Bullgarisë”, tha ai.
Blini tha se UBT i mundësoi të jetësonte ëndrrat e tij, si në aspektin akademik edhe në atë profesional.
“Niveli arsimor është tejet cilësor, ka staf të shkëlqyeshëm, na ofron mundësi të shumta në treg të punës, ofron eksperienca superiore andaj unë ua rekomandoj të gjithë studentëve tjerë nëse veç kanë vizion që të rezultojnë me suksese të shumta”, theksoi Blini.
Blin Zeka është një nga 12 studentë të cilët këtë muaj përfituan bursë semestrale në universitete të ndryshme të Evropës.