Studenti i UBT-së, Arxhend Jetullahu, punësohet si asistent në laboratorin e mekatronikës në UBT

19/07/2021

Puna profesionale dhe suksesi në studimet akademike kanë bërë që studenti i Fakultetit Menaxhim i Mekatronikës në UBT, Arxhend Jetullahu, të punësohet në UBT, në cilësinë e asistentit në laboratorin e mekatronikës.

 

Paraprakisht, Arxhendi vendosi që të bëhet pjesë e UBT-së duke parë laboratorët e sofistikuar të mekatronikës, profesionistët e kësaj fushe, si dhe teknologjitë më të fundit që posedon institucioni.

 

“Duke parë trendet e zhvillimit në fusha të ndryshme lidhur me teknologjinë, sikurse në mjekësi, agrikulturë, e shërbime, kuptova se i vetmi drejtim që i përfshin të gjitha këto është mekatronika dhe UBT është institucioni më i mirë për këtë gjë”, ka thënë ai.

 

Arxhendi e sheh UBT-në si institucion lider në fushën e edukimit, institucion që i ka dhënë mundësinë që njohuritë e fituara t’i aplikoj në të njëjtin vend ku edhe i ka fituar ato, kështu duke i mundësuar atij që të jap kontribut në përgatitjen e gjeneratave të reja të inxhinierëve të mekatronikës.

 

Shumica e studentëve të këtij drejtimi janë ambientuar lehtësisht në tregun e punës, duke bërë që numri i profesionistëve dhe ekspertëve të këtij drejtimi që janë diplomuar në UBT t’i kontribuojnë Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme.