Studenti i UBT-së, Arbër Asllani, krijoi brendin e tij “23456 Faces”, përmes materialeve të ripërdorueshme
02/02/2021Studenti i Fakultetit të Dizajnit të Integruar Arbër Asllani, ka themeluar brendin e tij “23456 Faces”, i cili po dizajnon rroba unike, kapele, çanta, maska, bluza, këmisha, dhe gjera të ndryshme me karaktere të animuara. Ai përgjatë kohës se karantinës duke i zhvilluar ligjëratat online, është inspiruar dhe me patronët të cilit i kishin punuar gjatë ushtrimeve filloi të dizajnoj dhe të i qepë rrobat.
“Gjithçka filloi online, fillova të postoj punime te ndryshme në rrjete sociale e tani kemi më shume se 100 produkte të postuara e shumë të tjera në pritje për të dal në shitje. Tani fokusohemi që të sjellim një frymë të re në shoqërinë tonë. Me këtë brend un dua të rris vetëdijesimin për ripërdorimin e materialeve të ndryshme ngase kjo është çfarë ne bëjmë, marrim materiale të cilat më herët kishin një funksion tjetër dhe nga to krijojmë produkte të reja”, potencoi ai.
Ai po ashtu shtoi se në kuadër të brendit “23456 Faces”, do të sjell edhe gjëra kreative në botën digjitale si: dizajnimi i GIF-s, Stickers dhe Instagram Filters. Gjithashtu herë pas here do të dizajnohen edhe produkte speciale të cilat i përshtaten sezonit, si: kartolina të ndryshme, aksesorë si vath, byzylyk dhe zingjirë të ndryshëm”, theksoi ai.
Tutje, Arbri ka theksuar se është shumë falënderues për stafin profesional të UBT-së, të cilët e kanë motivuar dhe i kanë dhënë njohuri profesionale për të ndjekur këtë drejtim në mënyrë më të mirë të mundshme, ku sipas tij secili profesor u bë udhërrëfyes dhe mbështes i punës së tij.
Ndërkaq, në të ardhmen Arbri synon të hap studion e tij ku do t’i shkëmbejë njohuritë për të rinjtë që janë të interesuar të mësojnë qepje dhe teknikat e përdorimit të patronit.