Studenti i Sistemeve të Informacionit, Blend Krasniqi krijon kompaninë “Core Tech”

24/09/2019

Studenti i Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Blend Krasniqi, ka krijuar kompaninë “Core Tech”, që merret me sistemet e sigurisë.

 

Këtë biznes, Blendi e kishte filluar si start-up të vogël, por e ka zgjeruar dhe tashmë kryen edhe instalimin e smart-home.

 

“Përveç njohurive gjatë studimeve, në UBT kam marrë edhe njohuri themelore për ngritje në karriere përmes trajnimeve të ndryshme që janë mbajtur. UBT e bënë më të lehtë qasjen në informacione, marrjen e këshillave, si dhe krijimin e lidhjeve me njerëz të tjerë në fusha të caktuara të interesit”, tha ai.

 

Blendi theksoi se krijimi i kësaj kompanie ia ka mundësuar edhe punësimin e të rinjve kosovarë, të cilët po zhvillojnë punën praktike dhe po ndërtojnë karrierë në profesionin e tyre.