Studenti i SHKI-së, Arton Jashari pjesë e stafit të UBT-së
17/08/2018Studenti i dalluar i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Arton Jashari është në vitin e parë të studimeve në nivelin master, por njëherësh është i punësuar si zyrtar i IT-së në UBT.
Jashari është mbështetësi kryesor i stafit dhe studentëve në aspektin teknik sidomos në punën në laboratorë.
Duke folur për përvojën e tij të punës, ai tha se në këtë rrugë i kanë ndihmuar njohuritë e fituara gjatë studimeve në UBT.
“UBT më ka ofruar hapat e parë në fushën e teknologjisë dhe mundësinë për të filluar karrierën e më pas edhe zhvillimin profesional. Mund të them me plot bindje se njohuritë që i kam marrë në UBT, më kanë shërbyer shumë gjatë përvojave në punë”, ka theksuar Jashari.
Tutje, ai tha se programi në të cilin ka përfunduar studimet themelore dhe tash që po vijon nivelin master, pra Shkencat Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ka infrastrukturë dhe laboratorët më bashkëkohor dhe është destinacioni më i kërkuar nga studentët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet universitare.
UBT ka qendrën më të madhe të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në Ballkanin Perëndimor, ku krahas studimit, studentët certifikohen nga CISCO, Microsoft, CompTIA etj.