Studenti i SHKI-së, i punësuar në kompaninë “Kutia Digital Agency”

04/05/2017

Studenti i vitit të dytë, në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, Astrit Zeqiri, ende pa i përfunduar studimet është punësuar në kompaninë “Kutia Digital Agency”, si zhvillues i ueb-it.


Me këtë rast, Zeqiri ka tha se për suksesin e arritur,  i është falënderues UBT-së, që sipas tij, ka ofruar përgatitje profesionale.


“Falë lëndëve të mësuara e që janë të nevojshme për programim, unë dhe shumë studentë të SHKI-së, jemi sistemuar dhe jemi të gatshëm për tregun e punës”, vlerësoi ai.

 

Tutje, Zeqiri i këshilloi të gjithë te rinjtë që pretendojnë të arrijnë sukses në inxhinierinë softuerike, që ta zgjedhin UBT-në për t’i kryer studimet