Studenti i Shkencave Politike në UBT, Leon Beqiri po kryen punë praktike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

13/09/2023

Studenti i Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Leon Beqiri pas suksesit të dëshmuar në UBT është duke kryer punë praktike në Divizionin për Komunikim Publik në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Historia e suksesit të Leon Beqirit është një shembull se me përkushtim, pasion dhe punë të palodhur, të rinjtë e Kosovës mund të arrijnë sukses në fushën e tyre të studimit. Ai tregon se edukimi i mirë dhe angazhimi në fushën e studimeve politike mund të çojë në mundësi të shkëlqyera profesionale dhe kontribute të rëndësishme në shoqëri dhe shtet.

“Zgjodha Fakultetin Shkenca Politike në UBT sepse përfshinte fushën që më interesonte më shumë dhe ofronte mundësi të shkëlqyera për karrierë. Gjithashtu, kisha dëgjuar shumë gjëra pozitive për stafin dhe programet e studimit. Ishte një zgjedhje e mirë për mua. Kam pasur mundësinë të mësojë dhe të punojë në një mjedis tërësisht profesional dhe të përkushtuar”, ka thënë Beqiri.

Programi Shkenca Politike në UBT synon të nxjerrë profesionistë të ditur, të aftë dhe kompetentë si studiues të ardhshëm dhe analistë në shkencës politike, të aftë të hulumtojnë fenomenet politike si përmes institucioneve tipike akademike, ashtu edhe përmes instituteve kërkimore dhe organizatave ndërkombëtare.