Studenti i Politikave Publike, Ardit Konjufca punësohet në Kuvendin komunal të Ferizajt
01/10/2019Studenti i nivelit master në programin Politika Publike dhe Menaxhim, Ardit Konjufca, është punësuar në Kuvendin Komunal të Ferizajt.Konkretisht ai po jep kontributin e tij profesional në administratën e përgjithshme të institucionit.
Arditi më parë ishte edhe student i nivelit bachelor në Fakultetin Shkencat Politike, përfitoi njohuritë bazë, e më pas mbajti praktika të shumta ku i ka përvetësuar këto njohuri.
Programet e studimit Shkencat Politike në bachelor dhe Politika Publike dhe Meaxhim në master në UBT, janë programe të dizajnuara për studentë që synojnë të bëhen liderë në qeverisje dhe menaxhimin publik në arsim, shëndetësi, ekonomi, mjedis dhe politika sociale.