Studenti i MBE-së, Shpëtim Xhemaili mbajti praktikën profesionale në bankën “ProCredit”

28/03/2019

Falë marrëveshjes së bashkëpunimit që ka UBT me bankën “ProCredit”, studenti i Fakulteti Menaxhimet, Biznes dhe Ekonomi, Shpëtim Xhemaili, përgjatë tre muajve ka mbajtur praktikë profesionale në këtë institucion bankar, konkretisht në departamentin e burimeve njerëzore.

 

Ai tha se si student i nivelit bachelor ka arritur të përfitojë njohuri që do ti ndihmojnë për në të ardhmen për karrierën e tij.

 

“Për angazhimin dhe punën e profesorëve do të jem gjithmonë mirënjohës. Kontributi dhe përkushtimi i tyre për punën që e bëjnë, po i ndihmon studentët në zhvillim të karrierës, që nga hapat e para të studimeve”, tha Shpëtimi.

 

Shpëtimi theksoi se UBT është një ndër institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë, nga i cili, falë studimeve cilësore studentët që po arrijnë suksese në fusha të ndryshme.