Studenti i MBE-së, Argjend Rashiti analist kreditor në “Finca” dhe kontabilist në kompaninë “Gazi”
14/03/2019Argjend Rashiti është student i Fakultetit Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi, i cili suksesshëm është pozicionuar në tregun vendor të punës.
Ai aktualisht është duke punuar si analist kreditor në institucionin financiar amerikan “Finca”, ku merret me analizimin e kredive, përgatit dokumente për kredituesit, monitoron kreditë etj.
Gjithashtu, Rashiti është i angazhuar si kontabilist edhe në kompaninë “Gazi”, i cili bën përllogaritjet financiare të këtij biznesi.
Studenti Rashiti tha se sukseset e arritura janë falë UBT-së, pasi siç tha, institucioni i ofroi studime cilësore, punë praktike dhe trajnime të shumta.
“Padyshim që UBT më ka ofruar mundësi të shumta dhe më ka hapur rrugët për një karrierë të suksesshme, pasi që falë studimeve cilësore që kam ndjekur, kam vërejtur menjëherë efektin dhe dobishmërinë e tyre e ligjëratave dhe punës praktike. Jashtëzakonisht jam i kënaqur me UBT-në dhe do t’ia rekomandoja të gjithë atyre që mendoj të zhvillohen ose të avancojnë në karrierë”, potencoi ai.
Ai theksoi se ndjekja e këtij programi në UBT, është mundësia më e mire për t’u bërë pjesë e tregut vendor dhe ndërkombëtar të punës.