Studenti i MBE-së, Andi Shemsedini, kontabilist dhe menaxher në disa kompani

21/05/2019

Andi Shemsedini është student i vitit të dytë në Fakultetin Menaxhmet, Biznes dhe Ekonomi në UBT. Ai përveç studimeve, punon si kontabilist dhe menaxher në disa kompani vendore dhe gjermane.

 

Andi punon në “Buchhaltung Discount Service”, në Prishtinë, e cila është pjesë e kompanisë gjermane “Black Currant Group” GmbH & Co.KG”, ku kryen shërbime të kontabilitetit për kompani të njohura në Gjermani.

“Konkretisht unë punoj për kompaninë “Papierwelten” e cila ka pesë filiale në Gjermani. Për këtë kompani e kam pozitën e Category Management-it ku merrem me menagjimin e stokut, menagjimin e porosive të dërguara nga filialat për furnitorët, një pjesë të financave dhe kontabilitetit etj.”, tregoi ai.

 

Ai gjithashtu është i punësuar në rrjetin e librarive “Meti”, me filialet “Evetare” dhe “Idea” në Prizren, ku ka pozitën e menaxherit të përgjithshëm dhe kontabilistit. Po ashtu, ditëve të fundit është i angazhuar në një ndër libraritë më të madhe në Kosovë, librarinë “Altera” në Prizren, ku kryen detyra menaxheriale.

“Përmes UBT-së unë kam marrë shumë njohuri të reja dhe i kam forcuar njohuritë paraprake. UBT më ka ofruar mundësi shumë të mira të studimit, si nga infrastruktura, profesorët e sidomos asistentët të cilët janë shumë të motivuar për punën e tyre dhe janë të gatshëm në çdo kohë për studentët e tyre”, theksoi ai.

 

Sipas tij, studimet në UBT i bën të veçanta cilësia në arsim, ligjërimi, stafi akademik dhe administrativ.