Studenti i masterit në UBT, Baton Neziri, ndërmarrës i ri në fushën e teknologjisë informative

09/12/2020

Baton Neziri është student i nivelit master në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, i cili falë njohurive dhe përvojës së fituar të punës në fushën e teknologjisë informative, ka filluar karrierën si ndërmarrës i pavarur.

 

Ai sapo ka themeluar kompaninë “Prishtina Tech Group”, ku ofron shërbime në fushën e IT-së për individ dhe institucione, teksa Batoni është i angazhuar edhe si uebmaster për projektin e financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje për Kodin Civil të Kosovës”.

 

“Vlerësoj shumë UBT-në për njohuritë e fituara gjatë kohës së studimeve të magjistraturës. Këto njohuri më kanë shërbyer për ndërtimin dhe përgatitjen e së ardhmes në fushën e ndërmarrësisë”, theksoi studenti Batoni.

 

Batoni ka përvojë profesionale në fushën e teknologjisë informative, përfshinë organizatat e huaja në Kosovë: Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (Eurpean Union Office in Kosova), institucionet publike (Kuvendi i Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës), dhe në sektorin privat (MDA, UBO Consulting, Cambridge School, Air Prishtina).

 

“Përveç punës si ndërmarrës, jam i angazhuar nga Giorgio Cini Foundation (Venedik, Itali) në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit (Boston, Amerikë), për të promovuar trashëgiminë kulturore të shqiptarëve, Eposin e Kreshnikëve, në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në Venedik, 2018. Gjatë viteve 2011-2012 ka punuar në New Jersey, SHBA. Njëherësh jam i angazhuar si konsulent i IT-së përfshinë edhe vendet në rajon (Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni)”, tregoi ai.

 

Batoni është i certifikuar nga CISCO: IT Hardware & Software dhe CISCO Certifited Networking Academy (CCNA 1-4), po ashtu është i certifikuar ne mirëmbajtjen e rrjeteve sociale, uebfaqeve, në dizajn grafik, sisteme operative dhe siguri të IT-së (cybersecurity).

 

Tutje, ai është i certifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), dhe Federata Botërore e Agjentëve të Turizmit në fushën e industrisë së udhëtimit dhe turizmit. Ka ndjekur trajnime për lidership, menaxhment, trashëgimi kulturore dhe teknologji informative në Kroaci, Greqi, Holandë dhe Itali.

 

Batoni ka pasion edhe trashëgiminë kulturore. Ai është anëtar i dy organizatave në Itali dhe Holandë, The Life Beyond Tourism Travel to Dialogue Movement dhe The Future is Heritage Network, të cilat zbatojnë projekte në fushën e trashëgimisë kulturore në botë.