Studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Diar Thaqi është punësuar në kompaninë “EUROING”

28/07/2023

Studenti i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT, Diar Thaqi është punësuar në kompaninë “EUROING” në Rahovec dhe njëkohësisht është mbikëqyrës mbi rrjedhojën e punimeve, krijimin e raporteve mbi vazhdën e punimeve, mbajtjen e ditarëve ndërtimorë, librave ndërtimorë, llogaritjet dhe porosinë e materialeve.

Studenti Diar Thaqi ka vlerësuar angazhimin e të gjithë profesorëve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, duke thënë se ata kanë krijuar një ambient frymëzues dhe mbështetës.

“UBT për dallim nga universitetet e tjera përpos kuadrit profesional, ofron edhe mundësinë e vizitave, praktikave dhe punëtorive, pra me një fjalë familjarizimin me terrenin. Këtë e dëshmojnë edhe lëndët që përfshijnë praktikën në Inxhinieri të Ndërtimit dhe Infrastrukturë, duke na mundësuar të përjetojmë ndjenjën e të qenurit inxhinier që në studime”, ka thënë Thaqi.

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT arrijnë të demonstrojnë dhe aplikojnë njohuritë e fituara dhe t’i zbërthejnë ato në terma praktik dhe të matshëm përmes punës planifikuese, projektuese dhe realizuese në lëminë e ndërtimit.