Studenti i Inxhinierisë së Energjisë, Flakrim Krasniqi, punësohet në Korporatën Energjetike të Kosovës
09/02/2021Studenti i nivelit master në Fakultetin Inxhinieri e Energjisë Efiçiente, Flakrim Krasniqi ka filluar punën në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ai është duke punuar në departamentin e mirëmbajtjes elektrike, në pozitën “Inxhinier i kryerjes për gjenerator dhe furnizimi njëkahor (AC) nga aku-bateritë”. Më parë ai ishte pjesë e departamentit të Mihjes Sipërfaqësore të Thëngjillit në Mirash, para se të transferohej në TC Kosova A.
Flakrimi ndjehet i lumtur që falë përvojës akademike po jep kontribut profesional në vendlindjen e tij.
“Interesimi im për fushën e inxhinierisë ka lindur shumë herët. Jam shumë falënderues të gjithë profesorëve, që me njohuritë dhe këshillat e tyre, më kanë nxitur të punoj më shumë dhe me përkushtim për të realizuar ëndrrën time”, ka thënë ai.
Fakulteti Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment në UBT, është një nga fakultetet me programin më inovativ, që studentëve u mundëson aftësimin profesional me praktikat më të mira ndërkombëtare, që zhvillohen nga ekspertët e UBT-së në Laboratorin e Inxhinierisë së Energjisë