Studenti i gazetarisë, Aid Berkolli, pjesë e “Pro Real Estate”

14/12/2020

Studenti i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Aid Berkolli, është punësuar në Agjesionin për Patundshmëri “Pro Real Estate” në cilësinë e kameramanit.

 

Ai punon edhe në cilësinë e videoeditorit në këtë kompani, teksa njëkohësisht është edhe kameraman në Televizionin 7 (T7), aty ku bën xhirimin e emisioneve të ndryshme televizive.

 

Duke marrë parasysh pasionin që Aidi e kishte për fotografinë dhe videon, ai kishte zgjedhur Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, për të vazhduar studimet e tij në fushën e gazetarisë.

 

Kushtet e mira infrastrukturore, si dhe mundësitë për të praktikuar profesionin, i mundësuan atij që ai të marrë njohuritë e mjaftueshme për të nisur karrierën e tij profesionale në këtë lëmi.

 

“Studimet në UBT më mundësuan që të përfitojë shumë njohuri, ashtu siç përfituan shumë studentë të tjerë, ngaqë aty ligjëronin profesorë eminent dhe asistentë adekuat, që na shpjegonin punën e mediave në vendin tonë, e njëkohësisht na mundësonin që të punojmë me video e fotografi, duke na dhënë hapësirë që të praktikonim montazhën me paketën e Adobes”, ka thënë studenti Berkolli.

 

Aidi ka vlerësuar lartë vizitat studimore që i ka bërë bashkë me studentët e tjerë, organizuar nga Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, nëpër mediume të ndryshme si në Kosovës ashtu edhe në Shqipëri, e që për të dhe studentët e tjerë ishin mëse të nevojshme për të parë nga afër punën e të bërit gazetari.

 

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT, vazhdimisht është duke i ofruar Kosovës gazetarë, kameramanë, videoeditor, e zyrtarë të mediave, të profesionalizuar në fushën e medias dhe komunikimit, falë programit unik, të gërshetuar me elemente të shumta të gazetarisë, që posedon ky fakultet.