Studenti i Arkitekturës në UBT, Atdhe Rexhaj punësohet në Kompaninë “Greenhouse Sh.P.K”
20/07/2023Suksesi i studentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Atdhe Rexhaj është një histori frymëzuese e përpjekjeve dhe ndjekjes së pasionit të tij për arkitekturën. Duke qenë student i UBT-së, ai ka arritur të përfitojë nga një platformë e shkëlqyeshme për të zhvilluar dhe thelluar njohuritë dhe aftësitë e tij.
Atdhe Rexhaj është punësuar tashmë në Kompaninë “Greenhouse Sh.P.K”, në Pejë, ku është duke punuar si Arkitekt dhe Menaxher i Projekteve.
Siç vërteton studenti Atdhe Rexhaj, një nga përvojat e tij më të vlefshme në UBT ishte komunikimi i mirëfilltë i tij me profesorët e kualifikuar. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmën dhe orientimin e tij për të arritur nivelin e suksesit. Profesorët e kualifikuar dhe të përkushtuar janë një burim i madh i motivimit dhe mbështetjes për studentët e tyre.
“Përvoja ime në UBT ishte shumë e suksesshme dhe më ka ofruar një platformë të shkëlqyeshme për të studiuar arkitekturën. Profesorët ishin të kualifikuar dhe më kanë ndihmuar shumë në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të mia. Përgjatë rrugëtimin tim në UBT kam pasur lëndë praktike dhe teorike, të cilat më ndihmuan të zhvillojë njohuritë në fushën e arkitekturës”, ka thënë Rexhaj.
Përpos leksioneve akademike, UBT është kujdesur të ofrojë ndihmë të vlefshme për tregun e punës. Ky është një aspekt i një universiteti modern, që siguron që studentët të jenë të gatshëm për t’i përballuar sfidat e karrierës së tyre pas përfundimit të studimeve.